SHBA

Në infermiere në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka treguar me anë të një videoje të postuar në Facebook se si njerëzit e përhapin virusin, pavarësisht se kanë veshur doreza.

Molly Lixey rrëfen se ideja e një videoje të tillë i lindi pasi pasi shkoi në supermarket dhe pa shumë njerëz me doreza bënin veprime të gabuara.

“Dua të tregoj me anë të bojës se si përhapet virusi. Tmerrohem kur mendoj se njerëzit ndihen të sigurt sepse kanë veshur një palë doreza dhe nuk i shkon në mendje se edhe me doreza mund të dëmtojnë veten apo të tjerët”, thotë Lixey.

Ajo tregon se njerëz me doreza kapin letra higjienike dhe gjithçka tjetër në supermarket. Më pas kap celularin për një shkruar një mesazh apo për të bërë një telefonatë. Ndërkohë që lyen gishtat e dorës me bojë për të simbolizuar virusin.

“E di që njerëzit kanë frikë dhe do të bënin gjithçka për të mbrojtur veten, por duhet të dinë të mbrohen siç duhet. Nuk ka kuptim të veshësh doreza nëse nuk lan duart sa herë që prek diçka”- shpjegon infermierja në video.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: