Shtëpia e Bardhë njoftoi se Koreja e Veriut i ka dërguar në fshehtësi Rusisë predha artilerie në “sasi të konsiderueshme” për t‘i përdorur në luftën në Ukrainë.

John Kirby, Drejtori i Komunikimit Strategjik të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, në një konferencë përmes programit Zoom për gazetarët e Shtëpisë së Bardhë, bëri deklarata lidhur me politikën e jashtme.

Koreja e Veriut përgënjeshtron pretendimet se i ka dhënë Rusisë mbështetje që nga fillimi i Luftës Rusi-Ukrainë, tha Kirby, duke shtuar: “Por inteligjenca jonë tregon se Koreja e Veriut i jep në fshehtësi Rusisë sasi të konsiderueshme predhash artilerie në luftën në Ukrainë”.

Më tej Kirby theksoi se Rusia bën sikur i dërgon me anije në Lindjen e Mesme ose në Afrikën e Veriut dërgesat e municioneve dhe kjo çështje do të vlerësohet në kuadër të sanksioneve ndërkombëtare.

Pasi nënvizoi se SHBA-ja do të vazhdojë të japë ndihmat e mbrojtjes për Ukrainën, Kirby tha se “Ndihmat që siguron Koreja e Veriut nuk ndryshojnë rrjedhën e luftës”.

 Kirby komentoi testimet raketore të Koresë së Veriut

Kirby foli edhe për testimet raketore të kryera nga Koreja e Veriut dhe tha se aktualisht ato nuk janë një kërcënim për territorin e SHBA-së ose për rajonet ku ndodhen ushtarët amerikanë.

Duke vënë theksin se SHBA-ja për këtë çështje është në kontakt me partnerët e saj, Kirby përsëriti angazhimin e SHBA-së për të mbrojtur Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb