Shtetet e Bashkuara kufizuan të mërkurën eksportet për pesë kompani kineze, për të cilat thanë se ishin të përfshira në shkeljen e të drejtave të njeriut në Kinë, duke përfshirë këtu prodhuesit e mëdhenj të polisilikonit që përdoret në industrinë e prodhimit të paneleve diellore.

Kompanitë e shtuara në listën e Departamentit të Tregtisë përfshijnë “Hoshine Silicon Industrisë CO. ; Xinjiang Daqo New Energy Co”, një njësi të “Daqo New Energy Corp; Xinjiang East Hope Metale Nonferrous Co”, një degë të gjigandit me qendër në Shangai “East Hope Group; Xinjiang GCL New Energy Material Co., dhe “Corps Construction” (XPCC).

Të paktën disa nga kompanitë janë prodhuesit kryesorë të silikonit ‘monocrystalline’ dhe polisilikonit që përdoren në prodhimin e paneleve diellore.

Kompanitë u futën në listën e zezë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe abuzime të popullsisë ujgure dhe pakicave të tjera myslimane, sipas një raporti qeveritar. Departamenti i Tregtisë tha se firmat pranojnë ose shfrytëzojnë punën e detyruar.

Firma XPCC u vëndos në Xinjiang në vitet 1950 për të ndërtuar ferma dhe vendbanime. Kompania është e fuqishme në sektorët e energjisë dhe bujqësisë së rajonit, dhe vepron si një shtet paralel.

Qeveritë e huaja dhe aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se kompania ka një rol të madh në shtypjen dhe survejimin e popullsisë ujgure në rajon, duke operuar disa kampe internimi.

Departamenti i Thesarit vuri sanskione vitin ekaluar ndaj kompanisë XPCC për “abuzime serioze të të drejtave të pakicave etnike”.

Në mars, Departamenti i Thesarit njoftoi sanksione ndaj dy zyrtarëve kinezë në lidhje me abuzime serioze të të drejtave të njeriut në rajonin Xinjiang të Kinës, ku Uashingtoni tha se muslimanët etnikë janë viktima të gjenocidit. Mes atyre që u futën në listën e zezë ishte dheWang Junzheng, sekretar i komitetit të Partisë Komuniste në firmën XPCC.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: