Një adoleshent 17-vjeçar u vra dhe tre të tjerë u plagosën kur shpërtheu një përleshje në një parking në Houston të SHBA-së gjatë një feste ditëlindjeje, sipas autoriteteve.

Dy djem 17-vjeçarë dhe një vajzë 14-vjeçare u plagosën, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Harris.

Hetuesit nuk i kanë identifikuar ende të dyshuarit dhe nuk dihet se çfarë e shkaktoi përleshjen, sipas zyrës.

Autoritetet njoftuan se një nga djemtë 17-vjeçar u shtrua në spital në gjendje kritike, ndërsa tjetri kishte plagë të lehta, ndërkohë që një vajzë u shtrua në spital për lëndime jashtë rrezikut për jetën.

Festa e ditëlindjes së një vajze 16-vjeçare u mbajt në një studio kur shpërtheu një sherr mes disa personave në parking, njoftoi zyra e sherifit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb