SHBA-Presidenti amerikan Barack Obama i ka kërkuar dorëheqjen Sekretarit të Mbrojtjes Chuck Hagel. Lajmi është publikuar nga “New York Times”. Obama do të njoftojë sot dorëheqjen e sekretarit të tij për shkak të mosmarrëveshjeve përsa i përket miratimit të strategjisë kundër grupit të Shtetit Islamik, konfirmoi e përditshmja amerikane, “New York Times” duke cituar zyrtarë të lartë.

“Presidenti amerikan dhe sekretari Mbrojtjes kanë zhvilluar diskutime që prej dy javësh dhe Obama vendosi dy ditë më parë të ndahet nga Hagel, 68 vjeç, anëtari i vetëm republikan i kabinetit të tij”, sipas të përditshmes amerikane. Sipas Obamës përballja me ISIS kërkon aftësi të tjera.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: