“Buxheti operativ i Kombeve të Bashkuara është në rrezik që nga fundi i shtatorit dhe rezervat e Thesarit mund të shterojnë deri në fund të muajit”, – tha sot nëpërmjet një deklarate, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës, Antonio Guterres.

 

Për të kufizuar shpenzimet gjatë tremujorit të fundit, Antonio Guterres përmendi mundësinë e shtyrjes së konferencave, takimeve dhe uljen e shërbimeve që do të ofrohen.

 

U dhanë gjithashtu udhëzime për t’i kufizuar udhëtimet zyrtare në vetëm ato për aktivitetet më thelbësore, për të proceduar me shtyrjen e blerjeve të mallrave e shërbimeve dhe për të kursyer në energji.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb