Në tremujorin e parë të 2022, SHBA-ja regjistroi një tkurrje të papritur të PBB-së, sipas një raporti të publikuar sot nga Departamenti i Tregtisë.

Sipas raportit, produkti i brendshëm bruto (PBB) real shënoi një rënie me 1.4% në tremujorin e parë, pas rritjes me 6.9% në tremujorin e katërt të 2021-shit.

Tkurrja befasoi ekonomistët, të cilët kishin pritur që PBB-ja të rritej me 1.1%.

Departamenti i Tregtisë tha se rënia e papritur e PBB-së solli ulje në investimet private në inventare, eksportet dhe shpenzimet qeveritare së bashku me një rritje të importeve.

Nga ana tjetër, raporti pasqyroi rritje të shpenzimeve konsumatore, investimeve fikse jorezidenciale dhe investimeve fikse rezidenciale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb