Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e deputetëve shqiptarë në Uashington.

Në një postim në rrjetin social “X”, ambasada shkruan se është kënaqësi të shihen përfaqësuesit e zgjedhur shqiptarë në Uashington të bashkohen për të punuar për çështje të rëndësishme për shqiptarët.

“Populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme ku të gjithë aktorët politikë të punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit”, thuhet në postim.

Të pranishëm në takim kanë qenë deputetët Gazment Bardhi, Damian Gjiknuri, Pandeli Majko, Dhurata Çupi, Ervin Bushati, Denis Deliu dhe Blerina Gjylamet.

Postimi:

Është mirë të shohim përfaqësuesit e zgjedhur shqiptarë në Uashington të bashkohen për të punuar për çështje të rëndësishme për popullin e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin e fortë me Shqipërinë dhe përfaqësuesit e saj të zgjedhur për çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme ku të gjithë aktorët politikë të punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb