Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sjellë ndihma në Shqipëri, për të luftuar koronavirusin.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se SHBA ka sjellë mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore, që poluftojnë në vijën e parë me armikun e padukshëm.

“Miku i mirë njihet në ditë të vështira!

Mirënjohëse për ndihmën e popullit mik amerikan për Shqipërinë me mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore në vijën e parë të përballjes me #COVID19??

Faleminderit Ambasadore Yuri Kim @U.S. Embassy-Tirana

Jemi #bashkë në këtë luftë ?#COVID19?????”, shkruan Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb