SHBA

Një gazetare amerikane, Victoria Price zbuloi se ajo kishte tumor në tiroide falë syrit të mprehtë të një shikuese.

Ndërsa ajo ishte live në Wfla News, me qendër në Tampa Bay, Florida, një grua vuri re një fryrje në qafën e reporteres dhe pa hezituar i dërgoi asaj një email.

“Kontrolloni gjëndrat tiroide sepse kjo gungë më kujton atë që kisha unë në qafë. Të miat dolën kancer. Kujdesuni për veten tuaj”- shkruhej në e-mail. Më pas gazetarja e mori parasysh mendimin e teleshikues dhe bëri një kontroll të gjëndrave tiroide dhe ishte vërtetë kancer.

“Zbulova se kam kancer të gjëndrave tiroide dhe zbulimi ndodhi falë një teleshikuese dhe pa ndihmës e saj unë nuk ka kisha kapur në kohë sëmundjen. Bota është një vend i vështirë këto ditë.

Mos harroni të kujdeseni për veten tuaj dhe për njëri-tjetrin. Unë ju dua të gjithëve dhe do të shihemi së shpejti”- shkoi në Twitter gazetarja Victoria Price.

Ajo iu nënshtrua një operacioni për të hequr tumorin dhe disa nyje limfatike dhe për fat të mirë kanceri ishte përhapur në një masë të kufizuar. Tani ai do të duhet t’i nënshtrohet trajtimit të mëtejshëm por më e keqja duket se ka kaluar.
(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb