Në SHBA, disa qytete kanë filluar tu rikthehen masave kufizuese ndaj Covid-19. Rritja e rasteve kryesisht me variantin “Delta”, kanë shtyrë autoritetet të rikthejnë masat kufizuese, kryesisht mbajtjen e maskës në vende të brendshme publike. Kjo me synimin për të ulur numrin e rasteve, por me sa duket nuk do jetë e lehtë zbatimi i tyre.

Në qytetin Los Anxhelos të shtetit të Kalifornisë, autoritetet urdhëruan përdorimin me detyrim të maskave në ambjentet e brendshme publike. Vendimi hyri në fuqi të shtunën, por sherifi i këtij qarku tha se vendimi i Departamentit të Shëndetit Publik nuk “mbështetej në shkencë” dhe se departamenti i tij nuk do ta zbatonte atë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb