“Me dhjetëra herë jam vendosur përballë interesit personal të Berishës.”. Kështu deklaron kryetari i PD-së, Lulzim Basha sot në ‘Open’.

Ai tha se ka zgjedhur ka zgjedhur çdo radhë anën e Berishës, ndërsa shtoi se ky nuk është një moment i tillë.

“Po iu them dhe një herë. 8 vite kryetar i Partisë Demokratike, me dhjetëra herë jam vendosur përballë interesit personal të Sali Berishës, le të themi sedrës apo interesit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kam zgjedhur çdo radhë anën e tij. Se kam thënë asnjëherë, po e them sot, ky nuk është një moment i tillë. Ky është momenti ku duhej të ishin o interesat e tij personale, ose vet ekzistenca e Partisë Demokratike. Dhe kjo është ajo që ju përpiqeni të anashkaloni. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo thjesht shpallën non grata Sali Berishën, po vunë një vij të kuqe për Partinë Demokratike.”, tha Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: