Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka kërkuar Koresë së Jugut të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën . Gjithashtu i ka sugjeruar që ajo të rishqyrtojë politikën e saj për të mos eksportuar armë në vendet në konflikt.

Duke folur në Institutin Chey për Studime të Avancuara në Seul, Stoltenberg falënderoi Korenë e Jugut për ndihmën e saj ndaj Ukrainës, por i kërkoi të bëjë më shumë, duke shtuar se ka një “nevojë urgjente” për municion.

I bëj thirrje Republikës së Koresë që të vazhdojë dhe të përshpejtojë çështjen specifike të mbështetjes ushtarake. Në fund të ditës, është një vendim që duhet ta merrni, por unë do të them se disa aleatë të NATO-s që kanë pasur si politikë që të mos eksportojnë kurrë armë në vendet në konflikt, e kanë ndryshuar atë politikë tani”, tha ai

Në takimet me zyrtarë të lartë të Koresë së Jugut, Stoltenberg argumentoi se ngjarjet në Evropë dhe Amerikën e Veriut janë të ndërlidhura me rajone të tjera dhe se aleanca dëshiron të ndihmojë në menaxhimin e kërcënimeve globale duke rritur partneritetet në Azi.

Koreja e Jugut ka nënshkruar marrëveshje të mëdha duke siguruar qindra tanke, avionë dhe armë të tjera për Poloninë anëtare të NATO-s që nga fillimi i luftës, por presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, ka thënë se ligji i vendit të tij kundër ofrimit të armëve për vendet në konflikt e bën sigurimin armët për Ukrainën e vështirë.

“Nëse nuk duam të fitojë autokracia dhe tirania, atëherë atyre u duhen armë, ky është realiteti,” tha ai, duke iu referuar Ukrainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: