Këtë të hënë shefi i kompanisë Pfizer Albert Bourla, i shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, ka vizituar nga afër ambientet në të cilën ruhet vaksina e Pfizer në QSUT.

Pas përfundimit të këtij takimi, ka reaguar ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, i cili i kërkon kryeministrit Rama t’i përgjigjet disa pyetjeve.

“Rama sot në vend që të “fshihet” mbas Z. Bourla të Pfizer, duhet të përgjigjet direkt:

-Pse kjo qeveri humbi shume muaj duke këmbëngulur se nuk mund të kontraktohej direkt me kompanitë prodhuese, kur neve insistonim për këtë, gjë që u realizua?

2-Sa është sasia e vaksinave Pfizer të ardhura në Shqipëri deri tashti e sa për qind zënë vaksinat e certifikuara nga EMA në numrin e përgjithshëm të vaksimineve të kryera.

3-Kur do të ndërpritet vaksinimi me vaksinat e pa sigurta e të pa miratuara nga EMA.

4-Kur do të filljojë ri vaksinimi i atyre që u janë aplikuar ato vaksina të pa sigurta me ato të miratuara nga EMA, siç është ajo Pfizer?

5-Kur do të ulet mosha e mundësimit të vaksinimit të fëmijëve se pari në 12 vjeç, kur Pfizer e rekomandon prej 5 vjetësh.

6-Kur do të fillojë aplikimi i dozës së tretë të vaksinimit si po veprohet kudo në Europë tashmë”, shprehet Shehu.

Gjithashtu ai thekson se pa këto kërkesa Shqipëria është në vendet e fundit të botës me sasinë e vaksinimit me 31% të popullsisë , kur mesatarja botërore është 41%.

Sipas tij Pfizer është një kompani korrekte në realizimin e detyrave të saj, por nxjerr në pah keqmenaxhimin  e plotë të pandemisë në procesin e vaksinimit.

Status i plotë:

Rama sot ne vend qe te “fshihet” mbas Z. Bourla të Pfizer, duhet te përgjigjet direkt:

1-Pse kjo Qeveri humbi shume muaj duke këmbëngulur se nuk mund te kontraktohej direkt me kompanite prodhuese, kur neve insistonim për këtë, gjë që u realizua?

2-Sa është sasia e vaksinave Pfizer te ardhura ne Shqipëri deri tashti e sa per qind zënë vaksinat e certifikuara nga EMA ne numrin e përgjithshëm të vaksimineve të kryera.

3-Kur do te ndërpritet vaksinimi me vaksinat e pa sigurta e te pa miratuara nga EMA.

4-Kur do te filljoje ri vaksinimi i atyre qe u jane aplikuar ato vaksina te pa sigurta me ato te miratuara nga EMA, siç eshte ajo Pfizer?

5-Kur do te ulet mosha e mundesimit te vaksinimit te femijeve se pari ne 12 vjec, kur Pfizer e rekomandon prej 5 vjecesh.

6-Kur do te filloje aplikimi i dozes se trete te vaksinimit si po veprohet kudo ne Europe tashme.

Edhe pa keto kerkesa te reja Shqiperia eshte ne vendet e fundit te Botes me sasine e vaksinimit me 31% te popullesise, kur mezatarja boterore eshte 41%.

Akoma me keq me nje dominim te plote te vaksinave te pa sigurta kryesisht kineze keto.

Ndersa Italia ka arritur te vaksinoje mbi 80% te popullesise me te dyja dozat, Gjermania 85% e keshtu me radhe, pa dyshim me vaksina te certifikuara nga EMA.

Rama duhet te skjaroje:

–Kur Shqiperia do te arrije ne imunizimin e grupit, pra ne 85% te popullesise te vaksinuar me vaksina te sigurta?

–Kur dhe pse nuk po shpallet asnje kalendar i vaksinimit te popullesise, sic ndodh kudo ku ka Qeveri te pergjegjeshme.

Rama e kjo Qeveri nuk mund te maskoje e zbehe pa pergjegjeshmerine e saj me nje vizite teknike te drejtuesve te Pfizer.

Pfizer vertet eshte nje kompani shume korrekte ne realizimin e detyrimeve te saj, gje e cila vecse nxjerr me shume ne pah e akuzon direkt Qeverine tone e Ramen vete per keq menaxhim te plote te pandemise edhe ne procesin e vaksinimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: