Yevgeny Prigozhin, kreu i kompanisë ushtarake private ruse Wagner, pohoi të mërkurën se pjesa lindore e qytetit ukrainas të Bakhmut është tani nën kontrollin e saj.

“E gjithë pjesa lindore e Bakhmut është nën kontrollin e Wagner PMC. Gjithçka në lindje të lumit Bakhmutka është nën kontrollin e plotë të Wagner PMC”, tha Prigozhin në një videoklip të shpërndarë në Telegram.
CNN nuk mund të konfirmojë në mënyrë të pavarur pretendimin e Prigozhin dhe ka kontaktuar me ushtrinë ukrainase për përgjigjen e saj.

Të martën, pamjet e gjeolokuara nga CNN treguan se luftëtarët e Wagner vendosën flamurin e grupit në majë të një monumenti në Bakhmut lindor.

Monumenti ndodhet 500 metra larg lumit Bakhmutka, duke sugjeruar se forcat ukrainase mund të jenë tërhequr nga pjesa lindore e qytetit për të konsoliduar pozicionet e tyre në perëndim të lumit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: