Po vazhdon konflikti midis Yevgeny Prigozhinit, kreut të grupit famëkeq rus, Wagner dhe ministrit rus të Mbrojtjes, Sergey Shoigu.

Prigozhin është ankuar prej javësh se nuk po merr municion të mjaftueshëm nga Ministria e Mbrojtjes, të cilët prej muajsh përpiqen të pushtojnë qytetin ukrainas Bakhmut.

Megjithatë, sot ai publikoi një letër në të cilën në mënyrë cinike fton Shoigun të vizitojë Bakhmutin.

“I dashur Sergej Kuzhugetovich. Aktualisht, njësitë e kompanisë private ushtarake Wagner kontrollojnë më shumë se 95 për qind të vendbanimit të Bakhmutit dhe vazhdojnë operacionet sulmuese me qëllim të çlirimit të plotë. Në krahët e Wagnerit, ku ndodhen Forcat e Armatosura të Federatës Ruse, armiku ndërmori një sërë kundërsulmesh të suksesshme”, shkruan fillimisht aleati i presidenti rus, Vladimir Putin.

Ai më tutje ka deklaruar se “duke marrë parasysh situatën aktuale të vështirë operacionale, si dhe përvojën tuaj shumëvjeçare në operacionet luftarake, ju ftoj të vini në territorin e Bakhmutit, i cili është nën kontrollin e forcave paraushtarake të Federatës Ruse, dhe të vlerësoni në mënyrë të pavarur gjendjen aktuale”.

Ndryshe, Kremlini raportohet se nuk po e furnizon me armë më grupin mercenarë nga frika se mund të bëhet më i fuqishëm pas përfundimit të luftës në Ukrainë dhe me këtë rast mund ta pasojë Putinin në krye të shtetit rus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb