Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj ka ndarë me ndjekësit në facebook një takim miqësor me tenorin e njohur Italian Andrea Bocelli si edhe njerëz të artit e politikës Italiane, përfshirë udhëheqësin e Lega Nord, Matteo Salvini.

“Të gjithë italianët duan një Shqipëri të mirëqenë dhe europiane. Ata janë të gatshëm të na ndihmojnë të këpërcejmë vështirësitë që hasim ditë pas dite. Mbi 700 mijë shqiptaro-italianë janë lidhja e përjetshme dhe e pazgjidhshme mes dy popujve tanë.”- shkruan Shehaj

Postimi i plotë:
Një darkë e këndshme me mikun tim Andrea Bocelli dhe njerëz të artit e politikës Italiane, përfshirë udhëheqësin e Lega Nord, Matteo Salvini. Të gjithë italianët duan një Shqipëri të mirëqenë dhe europiane. Ata janë të gatshëm të na ndihmojnë të këpërcejmë vështirësitë që hasim ditë pas dite. Mbi 700 mijë shqiptaro-italianë janë lidhja e përjetshme dhe e pazgjidhshme mes dy popujve tanë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb