TIRANE
I ftuar në emisionin “A Show” , deputeti i PD-së Dashamir Shehi foli edhe për kohën e gjimnazit. I pyetur nga moderatori Adi Krasta rreth sjelljes së tij në shkollë, deputeti demokrat vuri në dukje ‘çehrën e rëndë” ndërsa shtoi se i tillë ka qenë gjithë jetën.
“Ata që më njohin në gjimnaz, e dinë. Kam një lloj çehre të rëndë. Kshu kam qenë gjithë jetën”, tha ai.
Krasta: Është pak të të them se kam kureshtje sa herë që vjen në një studio. Si ke qenë si djalë në shkollë në aspektin e komunikimit?
Shehi: Ata që më njohin në gjimnaz, e dinë. Kam një lloj çehre të rëndë. Kshu kam qenë gjithë jetën.
(BalkanWeb)