I ftuar në emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në televizionin “News 24”, trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi u shpreh:

“Na vjen mirë që jemi kthyer te fitorja, pavarësisht se kishim Kukësin përballë. Ecuria negative na ka goditur shumë. Na mungojnë shumë pikë. Ndoshta në fillim, kur u organizuam kishim objektiv për të qenë në 3 vendet e para, më pas oreksi na u shtua dhe patëm objektiva madhore. Besoj se tani jemi brenda objektivave. Do vazhdojmë të shohim përpara.

A ka ndikuar sinjali pozitiv i KAS-it? Duke qenë se po i afrohemi datës, vjen një karikim dhe mobilizim i gjithë skuadrës. Kjo shërben për pak motivim më shumë. Besoj se do shërbejë për anë pozitive.

Është një çështje që drejtuesit dhe avokatët po merren seriozisht. Është një çështje e ngritur kot. Jemi optimistë dhe besimplotë që këtë çështje do ta fitojmë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb