Ish-ministri dhe ish-deputeti Tritan Shehu deklaron se askush nuk mund t’i ndalojë tubimet pasi janë e drejtë kushtetuese. Referuar vendimeve të fundit të qeverisë për lehtësimet dhe masat, Shehu thotë se tubimet nuk janë në një nivel me kinematë e klubet e natës dhe janë një e drejtë dmeokratike e pamohueshme asnjëherë.

“Askush nuk mund t’i ndalojë “tubimet”, aq më pak Ministria e Shëndetësisë.
Dëgjova me habi të plotë Zj. Ministre që deklaronte se ndalohen “tubimet”, duke i vënë ato në një nivel me kinematë, klubet e natës etj.
E pabesueshme kjo!
A e di kjo Qeveri se “tubimet” janë një e drejtë kushtetuese, demokratike, njerëzore e pa mohueshme asnjëherë, edhe në luftëra…veçse në diktatura ku ndalohen me dhunë.
Në fund të fundit a e kupton kjo Rilindje se protestat janë kundër vetë politikave të saj, rrezikut të autokracisë dhe…kur arrijnë gjerat aty ku kanë arritur nuk kanë nevojë për leje.
A i shikon kjo Qeveri protestat në vendet demokratike edhe në kulmin e epidemive e luftërave etj.
Kjo qeveri siç duket kërkon të lejojë vetëm “talebanët” të shkatërrojnë vlerat e trashëgimisë së këtij vendi me grumbullime masive të tyre e në kundërshtim të plotë me gjendjen e epidemisë.
Për këtë duhej të fliste ajo Ministri e ai Komitet, jo për të ndaluar “tubimet” që janë vite dritë larg kompetencave të tyre…
Për tubimet së paku të dilte vetë Kryeministri me ndonjë dekret qeveritar apo “ferman” të atij palo parlamenti.
Për të qeshur dhe për të qarë kjo!!!”, deklaron Shehu.

Tritan Shehu
Tritan Shehu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb