Një urë e vjetër e dëmtuar nga tërmeti është shembur në qytetin bregdetar Loay në provincën Bohol në Filipine.

Ura u shemb teksa një numër i madh automjetesh ndodheshin në të, duke shkaktuar vdekjen e të paktën katër personave të bllokuar në dhjetëra automjete që ranë në lumë, konfirmuan zyrtarët të enjten.

Një turist austriak ishte mes të vdekurve dhe të paktën 23 persona, përfshirë gruan e tij, u lënduan.

Shefi i policisë së Roque, Eduardo Vega, tha se një hetim paraprak tregoi se ura ishte shembur nga pesha e automjeteve të bllokuara në një bllokim trafiku në të, duke përfshirë një kamion dërgesash të ngarkuar me rërë.

Edhe pse ura ishte dëmtuar më parë nga tërmeti, autoritetet lejuan përdorimin e saj ndërkohë që po ndërtohej një tjetër urë, tha policia.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb