Një person ka vdekur dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shembjes së një mbikalimi në autostradën numër 36 në zonën e liqenit të Comos.

Sipas policisë, katër prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, mes të cilëve 3 janë fëmijë dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Leccos.

Edhe shoferi i një kamioni cisternë që ka shkaktuar edhe shembjen është në gjendje të rëndë. Katër makina janë të përfshira në këtë aksident, ndërsa shumica ndodhen poshtë betonit të urës.

Një Audi i bardhë është shkatërruar nga rënia e urës dhe viktima besohet se është shoferi i kësaj makine. Një tjetër makinë, e cila ishte pas kamionit ka rënë, ndërsa një tjetër makinë është e shtypur përgjysmë.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/Repubblica/videos/10154717329886151/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: