TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho ka reaguar pas hapit që ndërmori dje në Kuvend maxhoranca, duke i hapur rrugë shembjes së teatrit kombëtar. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Spaho pohoi se vetëm talebanët mund të prishin objektet kulturore.

Po ashtu ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës dhe lëvizjes për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

REAGIMI I SPAHOS
Maxhoranca me forcen e kartonit vendosi te prishe Teatrin Kombetar.
Vetem talebanet kane prishur objekte kulturore. Talebanet e Afganistanit i prishen objektet kulturore gjoja ne emer te fese.
Talebanet tane duan ta prishin Teatrin ne emer te parase, “feja” e vetme qe ata njohin.
Ne Mosken e “lindjes” jane 300 teatro, ne Sofje vetem ne qendren historike jane 6 teatro. Perse ne te “perendimit” duhet te prishim te vetmin teater qe kemi?
Eshte ne dinjitetin e te gjitheve ne qe te mos i lejojme me cdo mjet qe te prishin teatrin i cili eshte nga te paktat objekte kulturore dhe historike qe nga fillimet e Tiranes si kryeqytet dhe nje nga shembujt e arkitektures mesdhetare ne rajon.
Bashkojuni protestes dhe levizjes per mbrojtjen e Teatrit Kombetar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb