Këtë të martë fadromat kanë prishur derën hyrëse të “Prestige Resort” në Golem dhe duke zaptuar një pronë private pa vendim gjykate.

Në emisionin “Open”News24, ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese dhe njëherësh avokat, Besnik Muçi, e ka cilësuar një alarm këtë ndërhyrje, pasi sipas tij e gjitha është në kundërshtim me ligjin.

“Alarm i madh, jo vetëm për biznesin sepse jam i sigurt që herët apo vonë atë do ta paguajnë qytetarë shqiptarë qindarkë më qindarkë. Këto janë pamje që të shokojnë”, tha Besnik Muçi.

Nga ana tjetër, avokati Marash Logu tha se kjo ndërhyrje mund të shihet si një hakmarrje.

“Për të kuptuar çështjen e shantazhit, duhet të kuptojmë që asi u bë deklarata e kryeministrit shoqata e ndërtuesve hoqi dorë nga kërkesa…Siç ishte ai presion, ka presion dhe shantazh edhe për gjykatësit. Dikujt i konfisokohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, dikujt jo. Vetë mekanizmat janë selektive. Në rastin e Prestige asnjë jurist nuk di të thotë përse një godinë brenda resortit u shkatërrua me tritol dhe në disa të tjera pati ndërhyrje me fadroma. Nuk mund të kuptohet ndryshe, vetëm se një hakmarrje e pastër.”, tha Marash Logu.

Konfiskimi pa një vendim gjykate?

Logu: Për disa nuk ka pasur konfiskim, për disa të tjerë ka pasur në mënyrë të drejtpërdrejtë konfiskim.  Është një proces që kalon i gjithi në heshtje…Këtu nuk ka asnjë lloj garancie…Edhe kur një krimineli i sekuestrohet prona ndiqet një proces ligjor. VKM nuk merr parasysh as të drejtat e pronësisë së qytetarëve, dhe as të drejtat e zhvilluesit dhe ndërtuesit.

Muçi: Sa kohë shkelet parimi i ligjshmërisë, çfarë mund të presim? Qeveria nuk denjon ta bëjë as me akt normativ, por me VKM. Qeveria pa e pasur fare parasysh bën këtë gjë, janë shkelur parimet themelore, barazia e qytetarëve, e drejta e pronës. Pra qeverisë nuk i bën më fare përshtypje… Një akt që është fund e krye antikushtetues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb