Operacioni “Bregdeti Ynë’’ ka rifilluar me shembjen e objektit 5-katësh në Dhërmi. Prej 2 muajsh operacioni ishte pezulluar prej sezonit turistik ndërsa zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj thotë se nga sot e në vijim do të vijojë në gjithë bregdetin e zona të tjera.

Ai paralajmëron se asnjë ndërtues pa leje apo zyrtar që mbyll sytë para paligjshmërisë nuk ka për t’u toleruar.

‘’Rifillon nga Dhërmiu operacioni bregdetar, që ishte pezulluar për 2 muaj prej sezonit turistik. Angazhim maksimal i qeverisë shqiptare për të luftuar paligjshmërinë në territory. Kushdo duhet të harrojë dhe mos e gënjejë mendja që mund të zaptojë 1 m2 territor publik.

Askush nuk do të lejoeht  e tolerohet të abuzojë me territorin. Operacioni do të vijojë në gjithë bregdetin, më pas në zonat e tjera. Askush nuk tolerohet që ndërton pa leje dhe zyrtarët që mbyllin sytë para paligjshmërisë.’’- tha Hodaj.

Ndërkohë Rama thotë se së shpejti do të ketë një ligj për vijën bregdetare. Këtë vit kryeministri pati kritika për administrimin e plazheve dhe mbeturinat dhe paralajmëron se edhe për to do të ketë plan të ri.

 

Ditën e sotme një ndërtesë 5 katëshe u shemb nga IKMT me shpërthim të kontrolluar në Dhërmi, por firma e cila  e kishte në pronësi kundërshtoi vendimin pasi pretendonte se kishte leje nga Bashkia Himarë ndërsa shembja është firmosur nga dy inspektorë të arrestuar disa ditë më parë për shpërdorim detyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb