Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka komentuat sërish Buxhetin e planifikuar për vitin 2024, ku është ndalur në sektorin e shëndetësisë.

Ne një reagim në rrjetet sociale Vasili shprehet se shëndetësia pas pandemisë vetëm po nënfinancohet dhe përbuzet nga qeveria. Sipas tij, shëndetësia në buxhetin e vitit 2024 do të zërë 2.8% të GDP-së, nga 3.3% në vitin 2021.

Reagimi i plotë

Shëndetësia pas pandemisë vetëm po nenfinancohet dhe përbuzet nga qeveria!

Pas Pandemise ane e mbane globit qeverite ndryshuan rrenjesisisht kendveshtrimin e tyre per shendetesine dhe financimin e saj.

Orteku i komplikacioneve shendetesore post Covid tek qytetaret, shfaqja e problematikave shendetesore te panjohura, perballja e sistemeve shendetesore me ngarkesa shume te medha, qe i gjunjezuan ato, detyruan rritjen e financimit dhe prioritizimin e shendetesise si sektor primar si kurre me pare.

Por ne Shqiperi mjerisht ndodhi e kundërta!!

Pas propagandes, butaforise mediatike dhe menaxhimit mizerabel te pandemise, qe solli fshehje te mijra vdekjeve dhe te qindra mijra rasteve te infektuar, mosrimbusimin e qindra mijra te semureve, dhe shpenzimin e mbi 250 milion euro nga xhepat e qytetareve, tashme ka pllakosur nenvleftesini dhe nenfinancimi.

Edhe Projekt Buxheti i vitit 2024 eshte deshmi e ketij nenfinancimi dhe papergjegjshmerie shteterore ekstreme.

Treguesit flasin qarte:

Shendetesia ne buxhetin e vitit 2024 do te zere 2.8% te GDP-se nga 3.3% ne vitin 2021.

Ndërkohë fondet për koncesionet do të zënë mbi 9% të buxhetit të FDSDKH më 2023 nga 7% në vitin 2020.

Në vitin 2019, fondi i rimbursimit te barnave zinte 24% të totalit të shpenzimeve të FSKDSH-së, ndërsa më 2024, vetëm 20.6%.

Numri i pacienteve te rimbusuar ka rene dhe të dhënat zyrtare të Fondit te Sigurimeve Shendetesore tregojnë se në vitin 2022, janë rimbursuar 400,825 pacientë dhe në vitin 2021 janë rimbursuar 409,779 pacientë.

Përfaqësitë e kompanive shumëkombëshe te barnave janë tërhequr nga Shqipëria dhe nga 13 të tilla që ishin para disa vitesh, tani janë vetëm 3

Pesha e rimbursimit te barnave ka rene dhe psh.në vitin 2013, shpenzimet për rimbursimin e barnave ishin sa 2,1% e shpenzimeve totale buxhetore, ndërsa në vitin 2024 ky raport u përkeqësua, pasi ato zënë vetëm 1,6% të totalit të shpenzimeve buxhetore.

PERFUNDIM!

Shendetesia ka nevoje per nje rritje serioze dhe konsistente te financimit, propaganda boshe vetem perkeqeson gjendjen e sistemit.

Pasojat post Covid detyrojne financime me re medha sepse traskurimi i pacienteve vecse rendon gjendjen funksionale dhe financiare te sistemit shendetesor.

Largimi i mjekeve dhe infermiereve nuk zgjidhet me ligje komuniste por kerkon si pergjigje rritjen e pagave te tyre dhe kjo kerkon financim.

Larmia e shtuar dukshem e semundshmerise, sidomos post Covid, kerkon nje rritje te qenesishme te financimit per barnat qe rimbursohen, pra merren pa pagese nga qytetaret.

Eshte e patolerueshme ulja e peshes se rimbursimit dhe mos plotesimi i listes se barnave te rimbursueshme me alternativa te reja.

Eshte skandaloz fakti qe rritet pesha e fondeve per Koncesionet abuzive dhe ulet pesha e rimbursimit te barnave.

Propaganda mashtruese e qeverise perballe fakteve dhe treguesve kritike kthehet ne nje krim te vertete kunder shendetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb