Opozita është shprehur kundër miratimit të një marrëveshjeje me më KfW për financimin e projektit “Transporti i gjelbër në Tiranë”.

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj ka këto deklarata, duke u shprehur se “kanë zgjedhur autobusin e ndryshkur, që i ka lënë në mes të rrugës dhe sado që përpiqen ta shtyjnë nuk ndez më”.

Ai shtoi se edhe vetë opozita do të përfitojë nga shërbimet të cilat pritet të ofrohen.

“Unë jam i bindur që të gjithë do ta mirëpresim, përveç opozitës, të cilët janë në të drejtën e tyre të refuzojnë, por edhe në të drejtën e tyre të përfitojnë nga shërbimet pasi ato të implementohen.

Gjithsesi edhe transporti është si rrugëtimi politik, ca zgjedhin atë të gjelbrin, e ca autobusin e ndryshkur, që i ka lënë në mes të rrugës dhe sado që përpiqen ta shtyjnë nuk ndez më.

Përtej politikës janë disa aspekte që është mirë t’ia lëmë ekspertëve të fushës. Unë besoj fort tek studimi i fizibilitetit për leverdishmërinë dhe efikasitetin e këtij financimi, i realizuar me ekspertizën më të mirë gjermane, studim i cili i bindi këta donatorë të mbështesin atë financiarisht”, tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: