Shënohet vdekja e parë nga Covid-19 në ishullin Kos të Dodekanisa. Një shqiptar 58-vjeçar kishte udhëtuar rreth 10 ditë më parë në Shqipëri, ku para kthimit kishte kryer gjithë testet e parashikuara.

Megjithatë pak ditë më pas ai shfaqi simptomat, ndërsa të hënën në darkë u shtrua në spitalin e ishullit. Por sot në orët e para të mëngjesit humbi jetën.

Raportohet se me simptoma më të lehta po kurohen edhe 2 anëtarë të familjes së emigrantit shqiptar.

Përveç Kretës, Lesbos, Zakinthos, ishujt e tjerë s’janë infektuar thuajse fare. Korfuzi është i pastër shumicën e kohës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb