Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mirëqenies në Finlandë ka lajmëruar se në vend është shënuar viktima i parë për shkak të koronavirusit.

Pacienti ishte një individ i moshuar që kaloi kohët e fundit në spitalin e Helsinkit. Ministria nuk ka pranuar që të japë më tepër informacion në lidhje me personin që ndërroi jetë nga koronavirusi.

Drejtori i Përgjithshëm i THL, Markku Tervahauta deklaroi se vdekja e parë nuk ishte një rastësi. Ai tha se koronavirusi vrau një pacient të moshuar, që janë edhe mosha më e kërcënuar nga ky virus.

Tervahauta u shpreh se do të merren masa menjëherë që të mos ketë përhapje të koronavirusit.

“Ndërsa personi i ndjerë ishte i moshuar, është e rëndësishme të mbani mend se ky virus mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore edhe tek të rinjtë,” shtoi ai. Që nga e shtuna, 521 njerëz në Finlandë ishin konfirmuar se vuanin nga koronavirusi.

(d.xh/ Balkanweb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb