Finlanda ka vendosur të zgjasë mbylljen e kufirit me Rusinë deri në një njoftim të dytë, tha Ministria e Brendshme finlandeze.

“Qeveria ka vendosur që pikat e kontrollit në kufirin tokësor midis Finlandës dhe Rusisë do të mbeten të mbyllura pas 15 prillit 2024”, tha ministria në një deklaratë për shtyp.

Përveç kësaj, nga 15 prilli, pikat e kontrollit detar në Haapasaari, porti i Nuijamaa dhe Santio do të mbyllen për anijet për të parandaluar migrimin e paligjshëm nga deti, shtoi ministria.

Vendimi i mëparshëm për mbylljen e kufirit me Rusinë ishte i vlefshëm deri më 14 prill.

Finlanda filloi vendosjen e kufizimeve në kalimet kufitare në nëntor 2023, mes një fluksi të pakontrolluar refugjatësh nga vendet e treta. Autoritetet finlandeze kanë akuzuar vazhdimisht Rusinë për dërgimin e qëllimshëm të azilkërkuesve në kufi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb