Në kampionatin shqiptar kemi dëgjuar shpesh çudira nga më të ndryshmet, ndërsa e fundit ka ardhur pak çaste më parë, në sfidën që Skënderbeu fitoi 2-4 në transfertë kundër Lushnjës.

Korçarëve për të dalë me pikë të plota nga ky takim iu nevojit ‘tripleta’ e Ali Sowe-s, që në fund kërkoi të merrte topin. Çuditërisht afrikani ka hasur në rezistencën e drejtuesve të Lushnjës.

Këta të fundit nuk e kanë lejuar, duke thënë se i kanë topat më numër të caktuar. Në një situatë të tillë është dashur ndërhyrja e drejtuesve të Skënderbeut, që Sowe të marri topin e takimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb