Trajneri i skuadrës së Bylisit, Naxhi Shensoi komentoi humbjen 2-0 me Egnatian.

“Komplimente Egnatias sepse po luan një sezon shumë të mirë duke u parë që nga rezultatet. Kanë bërë një performancë të shkëlqyer. Ne vinim nga një humbje ndaj Laçit dhe pësuam gola që mund të evitoheshim. Në fazën e mbrojtjes jemi vendosur mirë, por me një lojtar më pak po binim fizikisht.

Pësuam golin e parë nga një goditje standarde dhe na ra pak përqendrimi. Maçolli nuk duhet të bënte një gabim amatoresk duke e ditur se ka një karton të verdhë. Kanë mbetur edhe katër ndeshje, erdhëm nga humbja kundër Laçit për të kompensuar ato tre pikë, por nuk e realizuam dot.

Në lojë janë dhe 12 pikë dhe po na zvogëlohen sa më shumë shpresat për mbijetesë, por ne do të luftojmë deri sa matematika të na lejojë. Një trajneri jo shqiptar duhet të sjellë këtu një filozofi nga jashtë. Unë nuk po mundem dot të realizoj atë që po mendoj. Më mungojnë sulmues si Olaynka, Xhafa, Arbri…” – u shpreh Shensoi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: