Historitë e trajtuara në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” janë pjesë e fenomeneve të kohëve të fundit, si konfliktet familjare mes vëllezërve dhe motrave apo edhe mes fëmijëve dhe prindërve. E tillë është historia e familjes së Dritës, 53-vjeçares nga Elbasani, e cila ka kërkuar ndihmën e redaksisë së emisionit për të disatën herë dhe ka rrëfyer një kalvar të gjatë problematikash mes motrave dhe nënës.
53-vjeçarja rrëfeu në emision se pas vdekjes se babait marrëdhënia me nënën u vështirësua deri aty sa ajo me gojën e vet ka pohuar sipas 53-vjeçares se Drita nuk është vajza e saj. 53-vjeçarja nënë e 3 fëmijëve ka jetuar me prindërit dhe ka qenë një nga personat kyç në mirëmbajtjen ekonomike të dy prindërve, edhe pse ajo ka edhe dy motra të tjera, të cilat sipas saj janë molla e sherrit të këtij konflikti, pasi pretendojnë se shtëpia është e tyre dhe jo e Dritës.
Marrëdhënia e motrave dhe nënës nisi të rregullohej pas vdekjes së babait pasi më parë marrëdhënia e tyre sipas dëshmisë së Dritës ka qenë pothuajse jo funksionale.
Ngjarjet pas trasmetimit morën tjetër rrjedhë, jo vetëm kaq por situata agravoi me polici e denoncime nga ana e nënës duke bërë kështu që Dritën ta largojnë nga banesa dhe të mos e lejojnë më që të futet e të jetojë. Madje sa herë që Drita tenton të shkojë në banesën e saj, nga ana e tyre lajmërohet menjëherë policia.
(BalkanWeb)