Një sherr me sende të forta ka ndodhur me snjë grupi njerëzish në Durrës.

Policia njofton se shkak i sherrit të përsëritur mes tyre ka qenë prona, ndërsa janë arrestuar katër prej personave të përfshirë në konflikt.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. Gj., 32 vjeç, T. Gj., 30 vjeç (vëllezër), R. H., 45 vjeç dhe H. Gj., 30 vjeç, banues në Manzë, Radë.

Këta shtetas, pas një konflikti të përsëritur për motive pronësie, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin. Për pasojë shtetasit H. Gj. i janë shkaktuar dëmtime të lehta në trup.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H. Gj. u gjet dhe u sekuestrua armë e ftohtë (thikë), të cilën e kishte pa leje.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi B. Gj. (i ati i shtetasit H. Gj.), 64 vjeç, banues në Manzë, Radë.
__

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. Sh., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 4, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: