GREQI – Një sherr i përgjakshëm mes të rinjve shqiptarë e grekë ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ku si pasojë ka humbur jetën njëri prej tyre.

Pas ngjarjes në sheshin Kalohori viktimë mbeti një grek 22-vjeçar, i cili thuhet se u qëllua me thikë. 22-vjeçari ndërroi jetë prej plagëve të marra në Qendrën Shëndetësore Sindos.

Nga sherri nëntë të rinj kanë rënë në prangat e policisë greke. Thuhet se sherri ishte mes shqiptareve dhe grekeve, te cilet u perleshen, e me pas perdoren thika dhe sende te tjera te forta.

Ende nuk dihen arsyet që çuan në nisjen e sherrit, shkruan CNN grek.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb