DURRËS

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë, në Ditën e Vitit të Ri në Sukth të Durrësit.

Si rezultat i një konflikti të çastit, janë plagosur me thikë dy shtetas. Autori me inicialet A.M menjëherë pas ngjarjes, është larguar, duke u shpallur në kërkim policor.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 31.12.2019, në Sukth, si pasojë e një konflikti të çastit,  janë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit  Rr.O., 40 vjeç dhe K.O., 21 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet  e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarje është shtetasi A.M., i cili është shpallur në kërkim dhe  po punohet për kapjen e tij.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb