VLORË

Një sherr me thika ka ndodhur sot paradite në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një persona. Sipas policia, ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarsia”, ku si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi F. P., aktualisht ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu policia ka shoqëruar në ambientet Policore autorin e dyshuar, shtetasin P. S., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: