Një grup tifozësh ukrainas të klubit të Dinamos së Kievit që kanë udhëtuar në Greqi për ndeshjen e “Europa League” kundër AEK-ut, janë përleshur sot në një lokal në qendër të Athinës me një grup rusësh.

Ngjarja ka ndodhur ne Kolonaki dhe personat e përfshirë kanë qenë të armatosur me thika dhe armë të tjera të ftohta. Mediat greke raportojnë se policia ka bërë të mundur arrestimin e të përfshirëve si dhe ka sekuestruar thikat e armët e tjera.

Ndeshja mes AEK-ut dhe Dinamos së Kievit është e vlefshme për fazën e 1/32 të “Europa League”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb