TIRANE- Sherr në oborrin e gjimnazit ‘Petro Nini Luarasi’, ku për pasojë një gjimnazist ka mbetur i plagosur. Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 13:00.

‘BalkanWeb’ mëson se në sherr janë përfshirë dy adoleshentë, ndërsa i riu ka mbetur i plagosur me mjete të forta.

Fill pas ngjarjes, nxënësi, shtetasi me inicialet Sexhio Lleshaj është transportuar me urgjencë në spital i mbytur në gjak. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa po merr në pyetje drejtorinë e shkollës dhe nxënës, për të sqaruar situatën.

Nga ana e shkollës është marrë masë disiplinore për agresorët rinjtë Serxho Nikolli e Frensis Taja. I riu Serxhio Lleshaj, u godit me celular dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISE
Konflikti ka ndodhur rreth ores 9:30, dhe jane perfshire dy nxenes adoleshent te cilet jane konfliktuar me grushta dhe sende te forta (Celular)

Shtetasi S. N., ndodhet ne S.Q.U. i cili po merr mjekim dhe eshte jashte rrezikut per jete ndersa shtetasi F. P., ndodhet ne ambientet e komisariait te policisë nr 2. Grupi hetimor po punon per sqarimin e plote te rrethanave te ketij konflikti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: