ELBASAN

Një incident ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në një lokal në Bulevardin “Aqif Pasha”, në qytetin e Elbasanit.

Burime bëjnë me dije se ka pasur një sherr me shishe mes disa të rinjve, ku është qëlluar edhe me armë zjarri.

Menjëherë pas ngjarjes, qyteti i Elbasanit është “blinduar” me forca policore që kanë ushtruar kontrolle pothuajse kudo, ndërsa raportohet për disa të lënduar.

Ende policia nuk ka dhënë asnjë informacion për incidentin, i cili sipas qytetarëve ka ndodhur në një nga lokalet më të njohura të Elbasanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb