FUSHE ARREZ– Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Blerim në Fushë-Arrëz. Mësohet se pas një sherri mes dy bashkëmoshatarëve, njëri prej tyre ka goditur 25-vjeçari Aleksandër Matoshi 5 herë me thikë.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Pukës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë të mbërritur në vendngjarje, sherri mes të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta.

Sakaq, uniformat blu janë vënë në ndjekje të autorit të plagosjes, shtetasit Erjon Hasani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb