VLORA

Një sherr në zonën ‘’Uji i Ftohtë’’ në Vlorë ka përfunduar me një të plagosur me levë në kokë.

BalkanWeb mëson se protagonistë të sherrit kanë qenë dy persona.

Një prej tyre, Rexhep Dano 59-vjeçar ka marrë plagë dhe u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:26, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta në kokë shtetasi R. D., 59 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb