Policia e Himarës ka njoftuar se një sherr mes turistësh ka përfunduar me dy në spital.

Bëhet fjalë për një konflikt mes një shtetasje gjermane e cila dyshohet se vuan nga shëndeti mendor dhe një shtetasje amerikane.

Për pasojë ka përfunduar në spitalin e Vlorës 54-vjeçarja amerikane për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasja gjermane ka përfunduar në spitalin psikiatrik të Vlorës për trajtim mjekësor.

Himarë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në Lukovë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasja gjermane E. H., 60 vjeçe (dyshohet se vuan nga shëndeti mendor) ka shtyrë nga shkallët, shtetasen amerikane T. P., 54 vjeçe. Këto dy shtetase banonin në dy apartamente pushimi, me qira, në objektin ku ka ndodhur konflikti.

Shtetasja T. P. është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasja E. H. është shoqëruar për trajtim mjekësor, në spitalin psikatrik të Vlorës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Për këtë rast janë njoftuar edhe ambasadat përkatëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb