TIRANË

Një sherr mes vajzash është shënuar në Tiranë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur, se M. Z., 18 vjeçe gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë një 20-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat blu sqarojnë më tej se 18-vjeçarja që ka kryer plagosjen është shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë shpalljen në kërkim të shtetases M. Z., 18 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një 20-vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: