Një shqiptar ka goditur me thikë pas shpine një 25-vjeçar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur më 29 janar, Venecia.

Dyshohet se 25-vjeçari kishte ndërhyrë, pasi një grup djemsh që besohet se ishin shqiptarë po ngacmonin klientët në lokal. Por pas debateve njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur 3 herë pas shpine.

I plagosuri i transportuar menjëherë në spital. Sakaq mediat italiane shkruajnë se kanë siguruar video dhe se kanë arritur të identifikojnë personat e përfshirë në këtë ngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: