POGRADEC

Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë shtetasin H. A., 60 vjeç si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin N. A.

 

Babë e birë dyshohen se kanë goditur pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasin Ç. C., i cili është dërguar në Spitalin e Truamës për mjekim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. A., 60 vjeç, banues në fshatin Senishtë, Pogradec dhe shpallën në kërkim djalin e tij shtetasin N. A., 29 vjeç, pasi në fshatin Senishtë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur fizikisht shtetasin Ç. C., 45 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Pogradec, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Plagosja e rëndë”, kryer në bashkëpunim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb