BULQIZE

Të tjera detaje dalin në dritë nga plagosja që ndodhi në Bulqizë. “BalkanWeb” mëson se Vangjel Alla, 41-vjeçari që u plagos gjatë natës me armë zjarri, është vëllai i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:40 në ambientet e një lokali në qytetin e Bulqizës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas ngjarjes, autori i dyshuar, shtetasi me inicialet I.D., 31 vjeç, person me precedent kriminal, është larguar nga vendngjarja së bashku me shtetasin me inicialet D.S., 24 vjeç. Ndërkohë, vëllai i kryebashkiakut të Bulqizës, ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, po krehin zonën për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje. Vijon puna nga grupi hetimor, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: