DURRËS

Një tjetër i plagosur në Durrës, nga sherri mes dy familjeve që shkaktoi dhe një viktimë.

Policia e Durrësit deklaron zyrtarisht se në urgjencën e Spitalit të Durrësit është paraqitur i lënduar shtetasi E.T., për të cilën grupi hetimor po punon për sqarimin nëse ka lidhje me këtë ngjarje.

Ngjarja ndodhi në lagjen 13, ku mes familjes Gjini dhe Tatozi pati një konflikt fillimisht me sende të forta dhe më pas u nxorën armët. Armando Baboçi (Gjini), 39 vjeç dhe i biri Erald Gjini, 19 vjeç mbetën të plagosur. Pas disa minutash në spital për shkak të një plumbi në bark që duket se i ka prekur organet jetike, Armando Baboçi humbi jetën. I biri ka vetëm një plumb në dorë.

“Në lidhje me informacionin e mësipërm ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit A.B., 39 vjeç dhe E.Gj., 19 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës shtetasi A.B.
Po në lidhje me këtë informacion është paraqitur i lënduar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasi E.T., për të cilën grupi hetimor po punon për sqarimin nëse ka lidhje me këtë ngjarje”, njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb