Policia e Tiranës ka dhënë detaje rreth sherrit të dhunshëm që ndodhi sot në darkë, ku një i riu mbeti i plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:10, në rrugën “Memo Meto”. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B.S., 32 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 25.08.2021, rreth orës 21:10, në rrugën “Memo Meto” gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të forta shtetasi B. S., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit, njëri prej personave të përfshirë në konflikt, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.
Nga konflikti nuk ka asnjë person të dëmtuar me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb