Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë sot në spitalin e Gjirokastrës pasi u plagos me thikë nga një 57-vjeçar në Gjirokastër.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se 60-vjeçari me inicialet I.R. kishte marrë plagë në bark dhe pësoi vdekje klinike, ndërsa pak çaste më vonë ai ka ndërruar jetë.

Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, shtetasin Afrim Nazifi, 57 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb